Sport

UEFA kundër mbylljes se parakohshme të sezonit, paralajmëron federatat


               Publikuar në : 19:37 - 03/04/20 |
Opi Nion

Koronavirusi ka anuluar shumë aktivitete sportive në mbarë botën, duke detyruar që institucionet sportive të përcaktojnë data të tjera për kampionatet.

Ndërkohë,  UEFA detyrohet të ndërhyjë pas lajmit se Federata Belge i dha fund kampionatit të saj shumë javë përpara për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Në një letër dërguar 55 federatave të ndryshme, UEFA, ECA, Shoqata e Klubeve Europiane ligat evropiane ishin të prera se ishte e parakohshme të vendosnin të mbyllnin menjëherë kampionatet e tyre. Një mesazh i qartë dhe një referencë ndaj Belgjikës, që mbylli në mënyrë të papritur Jupiler league për sezonin 2019-20 edhe pse vendimi do të ratifikohet më 15 prill.

Në letër, UEFA kërcënon qartë federatat e ndryshme se rezervon të drejtën të mos pranojë klube për të marrë pjesë në kompeticionet e saj për sezonin 2020-2021, në përputhje me rregulloret në fuqi.

UEFA ka dhënë një paralajmërim për të gjitha federatat, duke përfshirë edhe vendet më të prekura nga koronavirusi, si Italia, Spanja, Franca dhe Anglia, që nëse vendosin të ndalojnë kampionatin pa një konsultim, skuadrat e tyre rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions dhe Europa League për sezonin e ardhshëm./ Opinion.al

Pas