InstaBIZ

Moderatorja amerikane dhuron 10 milionë dollarë për luftën ndaj Covid-19


               Publikuar në : 19:52 - 03/04/20 |
Opi Nion

Oprah Winfrey, moderatorja e famshme amerikane, ka deklaruar se do të dhurojë 10 milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në të gjithë vendin, në luftën kundër koronavirusit.

Lajmi është konfiormuar nga vet moderatorja përmesnjë postimi në rrjetet sociale.

“Unë po dhuroj 10 milionë dollarë në përgjithësi për të ndihmuar amerikanët gjatë kësaj pandemie në qytete në të gjithë vendin dhe në zonat ku jam rritur”, shkroi Oprah.

Një pjesë e dhurimit, 1 milion dollar do të shkojë në një iniciativë të re të quajtur “Fondi i Ushqimit i Amerikës”, i cili do t’ju vijë në ndihmë komuniteteve lokale.

Në total, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA ka shkuar në 245,442, ndërsa numri i viktimave në 6,098./ Opionon.al

Pas