Rajoni

Kosovë, shkon në 132 numri i të infektuarve me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 03/04/20 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka konfirmuar edhe gjashtë raste pozitive në testet për koronavirus.

Përmes një komunikate për media, IKPSHK-ja njoftoi se në total janë testuar 105 mostra.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji – Pejë, një me vendbanim në Pejë dhe një e karantinuar”, thuhet në komunikatë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 132.

IKPSHK-ja po ashtu bëri të ditur se të premten janë shëruar gjashtë pacientë nga koronavirusi, të cilët e çojnë në 16 numrin e të shëruarve deri më sot. Nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Kosovë ka vdekur një person.

Pas