Aktualitet

Udhëtimet, Suedia heq Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 20/09/21 |
Opi Nion

Suedia është shteti i radhës i BE që ka vënë në zbatim rekomandimin e Komisionit Europian për të ashpërsuar masat për udhëtimet, për shkak të pandemisë, Covid-19.

Kështu, për të parandaluar përhapjen e Covid duke filluar nga data 20 shtator, qytetarëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale.

Ky vendim është marrë edhe për vende si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

 “Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).’- thuhet në njoftimin e qeverisë suedeze.

Pas