Aktualitet

“Dilni jashtë,tërmet 8 ballë”, çfarë ndodhi dje në Golem, arrestohet i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 20/09/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar ditën e djeshme në Golem. Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

Tashmë i riu do të përgjigjet përpara autoriteteve për veprën penale, “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton policia./Opinion.al

Pas