Kronikë

U vra sot, 41-vjeçari kushëri i Arjan Spahiut i ekzekutuar në Belgjikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 11/05/21 |
Opi Nion

Everest Çaka është 41-vjeçari i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderaj” në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë të plumbave të marrë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve të Opinion.al Çaka është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor të 2020 në Belgjikë.

Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri.

Në momentin e ngjarjes, Çaka ndodhej në automjet i shoqëruar nga bashkëshortja. Kjo e fundit ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë. Forca të shtumta policie janë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

Kujtojmë se Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan është ekzekutuar me tetë plumba më 27 nëntor. Sipas raportimeve të mediave vendase, Spahiu u vra në bulevardin ‘Edmond Machtens’ dhe ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Spahiu ishte një person me precedentë penalë. Ai është shoqëruar në vitin 2010 për vrasjen e Gëzim Alikajt në Elbasan, por më pas është lënë i lirë. Mësohet se Spahiu ishte edhe kunati i Erion Alibejt, të akuzuarit për organizimin e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt./Opinion.al

Pas