Kronikë

U ekzekutua në Elbasan/Publikohet fotoja e çiftit,gruaja mbeti e plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:46 - 11/05/21 |
Opi Nion

Kjo është fotoja e Everest Çaka, i cili mbrëmjen e sotme u ekzekutua në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Në krah të tij qendron bashkëshortja që gjithashtu mbeti e plagosur nga sulmi me armë, por që aktualisht paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë që çifti ishte duke udhëtuar sëbashku në automjetin e tyre kur agresorët kanë zbrazur armën e zjarrit në drejtim të 41-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Bëhet me dije se në vendin e krimit ka shkuar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndërkohë që policia është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve.

Megjithatë sjellim në vëmendje se Çaka njihej gjithashtu edhe më emrin Ibrahim teksa në 2020 i është ekzekutuar në Belgjikë kushëriri, djali i tezes Arjan Spahiu dhe më herët është vrarë në Spanjë i vëllai./Opinion.al

Pas