Kronikë

Ekzekutimi i Everest Çakës në Elbasan, Ardi Veliu mbërrin në vendngjarje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 11/05/21 |
Opi Nion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Elbasan, pak minuta pas vrasjes së 41-vjeçarit Everest Çaka mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë bëhet me dije se makina e viktimës vijon të ndodhet ende në vendin e krimit me drita ndezur, prokurori dhe policia po kryejnë veprimet hetimore në vend.

Sipas raportimeve paraprake në makinë dhe përreth janë gjendur dhjetëra gëzhoja që dëshmojnë se ekzekutimi ka qenë i mirëmenduar dhe autorët janë siguruar për vrasjen e objektivit të tyre duke qëlluar disa herë. Nga të shtënat mbeti e plagosur në dorë dhe bashkëshortja e viktimës që ndodhej në të njëjtin automjet me të./Opinion.al

Pas