Aktualitet

U shpall kampione Europe, Veliaj ceremoni në nderim të Luiza Gegës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 22/08/22 |
Opi Nion

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në kampionatin europian që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.  Në lidhje me këtë ngjarje historike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar  se ditën e martë në orën 10:00 do të mbahet një ceremoni në nder të Luiza Gegës. Ai fton të gjithë njerëzit që kanë mundësi të marrin pjesë në ceremoninë e nësërme.

“SHIHEMI NESËR në 10.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanelën kuqezi të Shqipërisë”, shkruan Veliaj. /Opinion.al

Pas