Bota

Vrasja e vajzës së aleatit të ngushtë të Putin, Rusia akuzon Ukrainën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 22/08/22 |
Opi Nion

Rusia ka fajësuar një agjent të shërbimit të sigurisë ukrainase për shpërthimin me bombë që vrau Darya Dugina, një komentatore politike ruse dhe vajza e ideologut të shquar ultranacionalist Alexander Dugin, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

“Vrasja e gazetares Darya Dugin është zbardhur, ajo është përgatitur nga shërbimet speciale ukrainase, nga një shtetas i Ukrainës”, raportoi TASS, duke cituar shërbimin rus të sigurisë.

Ndërkohë, Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të Rusisë (FSB) tha se një shtetas ukrainas mbërriti në Rusi në muajin Korrik. Sipas FSB-së, është pikërisht ky person që organizoi vrasjen e gazetares ruse 30-vjeçare, duke i shpërthyer makinën me bombë.

Sipas hetuesve rusë, i dyshuari pasi shpërtheu nga distanca eksplozivët e vendosur në Toyota Land Cruiser Prado të Dugina-s, është larguar me makinë përmes rajonit të Pskov për në Estoni.

Nga ana tjetër, Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e vajzës së  aleatit të ngushtë të Putinit, Aleksandër Dugin. Dyshimet janë se bomba ka qenë planifikuar për ideologun  Alexander Dugin./Opinion.al

 

Pas