Aktualitet

U shkarkua nga Kuvendi, Meta: Shfaqje e parlamentit monist


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 11/06/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për herë të parë pas shkarkimit nga detyra nga Kuvendi.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit ka folur për zgjedhjet e 25 prillit për të cilat tha se po pret përfundimin e procesit të ankimimit. Më tej duke u ndalur te shkarkimi i tij, Meta theksoi se parlamenti ka qenë i shkarkuar që më 25 prill.

“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralzimit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve. 

Përderisa ka patur kërkesa për vlerësime, për intervista, konsiderata lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqje, se ka qenë e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhor e për të spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.

Pa e zgjatur shumë po ju theksoj gatishmërinë time, edhe pse Kuvendi ka qenë i shkarkuar që në 25 prill, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova, që e refuzuan. E kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh me ministren e Austrisë apo Presidentin e Sllovenisë për t’iu nënshtruar tekave. ‘’- tha Meta./Opinion.al

Pas