Rajoni

U qëllua në Greqi, shqiptari lëvizte me anti-plumb në qytet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 27/02/21 |
Semiljana Azizi

Janë publikuar detaje të reja rreth shqiptarit që u qëllua mbrëmjen e kaluar në Athinë, në sheshin Larisa, ku mbeti i plagosur.

Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte precedente të mëhershëm kriminal, teksa në dosjen e tij penale renditeshin vepra si vrasje, vjedhje dhe grabitje. Ndërsa një ditë para se të qëllohej, mësohet se shqiptari ishte arrestuar pasi ishte duke lëvizur me antiplumb, ndërsa po ecte me patina dhe kishte një sasi të vogël droge me vete.

Bëhet me dije se kontrolli u krye në zonën e Omonia dhe kur policia e ndaloi, ata zbuluan se burri para tyre, i cili po përpiqej të kalonte indiferent, po përdorte ecte me patina elektike i veshur me një jelek antiplumb.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi një natë më parë ku dy atentatorët, të cilët dyshohet se janë emigrantë, harruan armën në taksinë me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes./Opinion.al

Pas