Ka humbur jetën polici i cili u qëlluar me armë zjarri nga kolegu i tij në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë.
Çaush Saliasi u qëllua me armë zjarri për motive të paqarta nga kolegu i tij Ludian Zaimi.
Polici fillimisht u transportua për në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetojë. Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në ambientet e komisariatit./ Opinion.al