Kronikë

Vrasja e policit nga kolegu, reagon Policia: Autori i dyshuar është ndaluar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 23/05/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e policit nga kolegu i tij në ambientet e komisariatit Nr.3.

Sipas policisë, punonjësi i policisë Ludian Zaimi ka qëlluar me armë zjarri kolegun tij Çaush Saliasi të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Saliasi mbeti i plagosur rënde dhe u transportua për në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike./ Opinion.al

Pas