Kronikë

Vrasja në Komisariat/ Çfarë ndodhi mes dy policëve? 25-vjeçari e qëlloi…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:27 - 23/05/22 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme Komisariati Nr.3 në Tiranë është shndërruar në një vend krimi.

Efektivi i policisë Ludjan Zaimi 25-vjeç ka qëlluar për vdekje disa herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.

Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por fillimisht mes tyre ka pasur një sherr mes të dyve që ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë vazhdimisht dhe kjo gjë ka bërë që mes tyre të nis konflikti.

Autori Ludjan Zaimi është ndaluar nga Policia. Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Në komisariatin Nr. 3 ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

Pas