Kronikë

U përplasën nga makina në Fier, vdes burri, gruaja niset te Trauma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 31/01/21 |
Doriana Çepunaj

Ka ndërruar jetë 67-vjeçari, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, u përplasën nga një makinë një ditë më parë në qytetin e Fierit. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në unazën e qytetit Fier, ku shtetasi L.B., 30-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar çiftin e bashkëshortëve në momentin kur ata po kalonin rrugën.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi me inicialet  L. B., 30 vjeç.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:  L. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç.

Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al

Pas