Kronikë

U paraqit në spital i plagosur me armë, policia arreston 39-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 27/05/21 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka arrestuar  39-vjeçarin Ergys Likajn, i cili ditën e djeshme u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët.

Mësohet se 39-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi. Bashkë me të është arrestuar edhe një 46-vjeçar me iniciale K.Xh., ndaj të cilit rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësorë.

Aktualisht, Likaj është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Opinion.al

Pas