Aktualitet

U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në Durrës anija me 6 mijë ton grurë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 10/08/22 |
Opi Nion

Ka mbërritur në Shqipëri anija me rreth 6 mije tonë grurë nga Ukraina. Anija “Jaohar Ranim” që ishte nisur prej disa ditësh nga, porti më i madh ukrainas, në Odesa ka mbërritur në Portin e Durrësit.

Ajo do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme, ndërsa sasia e grurit është porositur nga një kompani shqiptare.

Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës. Nisja e eksporteve të grurit filloi pas një marrëveshje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia.

Këto dy shtete së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Pas