Bota

Bastisja e vilës së Trump, FBI kontrollon veshjet e Melanisë dhe thyen kasafortën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 10/08/22 |
Opi Nion

Pas disa orëve kontroll në zyrën private të ish-presidentit Donald Trump, agjentët e FBI kontrolluan edhe veshjet e Melania Trump.

Mëngjesin e së hënës, agjentët e FBI, bastisën shtëpinë e ish-Presidentit të SHBA në Mar-a-Lago në Florida, dhe kontrolluan imtësisht zyrën e Trump, duke thyer kasafortën e tij dhe duke kërkuar nëpër sirtarë.

Sipas  New York Post urdhri i kërkimit i përdorur nga FBI për të hyrë në pallatin në Palm Beach fokusohej vetëm në të dhënat presidenciale dhe provat e informacionit të klasifikuar që ruhet atje.

Bastisja nga mbi 30 agjentë nga Distrikti Jugor i Floridës dhe Zyra e FBI-së në Uashington u shtri në të gjithë private të familjes Trump prej 3000 metrash katrorë, në zyrë, në kasafortë dhe në një dhomë të mbyllur në bodrum, në të cilat ruheshin 15 kuti kartoni me dokumenta nga Shtëpia e Bardhë.

Federalët mbërritën në orën 9 të mëngjesit dhe nuk u larguan nga aty deri në orën 18:30.

Një dëshmitar okular i bastisjes tha se të gjitha kutitë u konfiskuan nga agjentët federalë të hënën, por nuk dihet nëse është marrë ndonjë gjë tjetër pasi asnjë listë e detajuar e sendeve nuk është dhënë nga FBI.

Kutitë përmbajnë dokumente dhe kujtime nga presidenca e Trump. Ndërkohë, thuhet se përfshijnë letra nga Barack Obama dhe Kim Jong Un, dhe korrespondencë të tjera me liderët botërorë.

Ndërsa, një burim ligjor tha se kutitë ishin paketuar nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme dhe ishin dërguar në Mar-a-Lago kur Trump u largua nga detyra në janar 2020.

Sipas burimeve, avokatët e Trump, të udhëhequr nga Evan Corcoran, kishin bashkëpunuar plotësisht me autoritetet federale për kthimin e dokumenteve në Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve.

Në maj, Corcoran u dha akses në dhomën e magazinimit të Mar-a-Lago agjentëve të FBI-së, të cilët kaluan disa orë duke kërkuar nëpër kuti.  Ndërsa, Trump u ndal në bodrum për të përshëndetur në një moment, thotë dikush që ishte prezent atje.

Mar-a-Lago është i mbyllur për sezonin dhe gjatë bastisjes së të hënës ishin të pranishëm vetëm punëtorët e terrenit.

Qasja në klubin privat prej 20 hektarësh besohet se është dhënë nga agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së (USSS) të armatosur rëndë, të vendosur në portat e përparme dhe karabinat M4. Avokatët e ish-presidentit, të cilët u kapën në befasi nga bastisja, mbërritën një orë më vonë.

FBI nuk do të kishte ekzekutuar asnjë urdhër pa njoftuar më parë Shërbimin Sekret, sipas një agjenti të rangut të lartë në pension të USSS.

Pasi hynë në lagjet private me ajër të kondicionuar, të veshur me të bardhë, agjentët nisën kontrollin në çdo dhomë, ndërsa stafi i tronditur u udhëzua nga avokatët e Trump që të zhbllokonin dyert dhe t’i siguronin FBI-së akses në çdo dhomë, duke përfshirë dhomën luksoze Master të Versajës, e rinovuar nga Melania dy vjet më parë. Një grup tjetër agjentësh, u zhvendos në një pjesë të veçantë të ndërtesës gjigante të stilit spanjoll të vitit 1924 për të kontrolluar zyrën dhe kasafortën e Trump.

Avokatët e Trump u ndaluan nga federatat të strehoheshin brenda hollit të ftohtë, ose të vëzhgonin kërkimin në çfarëdo mënyre, por u lanë jashtë në diell pranë një parkingu, pavarsisht temperaturave të larta. Fed i udhëzoi përfaqësuesit e Trump që të fiknin kamerat e sigurisë, por ata refuzuan.

Ndërkohë, kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump dolën në mbrojtje të tij të martën, duke kërkuar shpjegime për kontrollin e FBI-së në shtëpinë e tij Mar-a-Lago në Florida, ku agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që ai i mori nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandadit të tij në janar të vitit 2021. Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy u zotua të hapë një hetim nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët në fillim të vitit të ardhshëm, që sondazhet sugjerojnë se ekziston një mundësi e tillë./Opinion.al

 

 

Pas