Te Fundit

U kapën me kokainë, jepet vendimi për efektivin e RENEA-s dhe 2 të tjerët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 17/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë  masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, që u kap pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Ndërkohë mësohet se është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie” Luan Gaçi.

Kujtojmë se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin që ndërhyri policia, ata hodhën një pako me kokainë.

Ndërkohë në dëshminë e dhënë para autoriteteve Ded Nimanit, tha se shiste drogë për arsye ekonomike, por sipas tij, dy të arrestuarit e tjerë nuk dinin gjë për këtë dhe ndodheshin rastësisht me të./Opinion.al

Pas