Aktualitet

Fotoja e 32-vjeçarit, i arrestuar për fajde me vëllezërit Bilali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 17/05/21 |
Opi Nion

Personi që shfaqet në foto është 32-vjeçari i gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se Endri Mustafa është ekzekutuar me të paktën 5 plumba ndërkohë që 8 janë gëzhojat që janë gjetur deri tani në vendngjarje.

Gjithashtu afër vendit të krimit është gjetur një pistoletë por ende nuk është verifikuar nëse është arma e krimit apo jo.

Endri Mustafa rezulton  rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme. Emri i tij del sërish në vitin 2020 gjatë operacionit ‘’Maranaj’’ për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Në të njëjtin operacion, mes të arrestuarve ishte edhe Astrit dhe Brahim Bilali. Këta të fundit u ekzekutuan në një atentat të mirëorganizuar në 2019-n, si pasojë e konflikteve të vjetra mes fiseve Lici dhe Bajri në këtë qytet

Po ashtu Endri Mustafa banues në Shkodër ka qenë i dënuar më parë për plagosje. Endri Mustafa, i gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Shkodër kishte 3 ditë që ishte zhdukur. Humbja e 32-vjeçarit është denoncuar nga familja e tij në polici./Opinion.al

 

Pas