Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U kapën me armë në Vlorë/ Apeli lë në burg Santiljano Bashon, Mariglen Aliajn, Bruno Shehun

2023/10/16 at 5:56 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
U kapën me armë në Vlorë/ Apeli lë në burg Santiljano Bashon, Mariglen Aliajn, Bruno Shehun

Gjykata e Apelit të Vlorë ka lënë në burg Santiljano Bashon, Mariglen Aliajn dhe Bruno Shehun të cilët u arrestuan me armë më 17 shtator të këtij viti.


Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj këtyre shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Apeli i Vlorës ka lënë në masën detyrim paraqitje Mehmet Hoxhajn, Beraldo Xhindin dhe Kevin Metajn. Ndërsa të lirë janë lënë shtetasit K. M, M. H e B. Xh.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë së bashku me Forcat Renea, me datë 17.09.2023 në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në lokalin “Floë Bar”, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj personave që ndodheshin në këtë lokal në shoqërinë e njëri tjetrit, janë gjetur dy armë zjarri, ku është bërë i mundur dhe arrestimi i tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale S.B dhe M.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal si dhe ndaj personave nën hetim shtetasit me iniciale B.Sh, K.M, M.H dhe B.Xh, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal .

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 422, datë 20.09.2023, ka vendosur:

1.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim S.B, masën e sigurimit personal “arrest në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim M.A, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim M.A, masën e sigurimit personal “arrest në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

3.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim B.Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim B.Sh,  masën  e sigurimit personal “arrest në burg” me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

4.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim K.M, i akuzuar për kryerjen e   veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim K.M,  masën  e sigurimit personal “arrest në burg” me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

5.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim M.H, i akuzuar për kryerjen e   veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim M.H,  masën  e sigurimit personal “arrest në burg” me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale

6.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim B.Xh, i akuzuar për kryerjen e  veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim B.Xh,  masën  e sigurimit personal “arrest në burg” me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personi nën hetim me iniciale B.Xh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit deklarimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe moscaktim mase sigurimi.

Nga personi nën hetim me iniciale M.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Nga personi nën hetim me iniciale S.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Nga personi nën hetim me iniciale M.H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Nga personi nën hetim me iniciale K.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit deklarimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe moscaktim mase sigurimi.

Nga personi nën hetim me iniciale B.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 16.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Edlira Petri,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 422, datë 20.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për ligjshmërinë e arrestit në flagrancë dhe masat e sigurimit, caktuar ndaj personave nën hetim S. B, M. A e B. Sh.

-Ndryshimin e këtij vendimi për personat e tjerë nën hetim K. M, M. H e B. Xh, duke caktuar për ta masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personave nën hetim K. M, M. H e B. Xh./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Përurohet Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: Aktiviteti do të nisë vitin e ardhshëm

Përurohet Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: Aktiviteti do të nisë vitin e ardhshëm

Kolegji Europian në Tiranë, Rama: BE burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet

Kolegji Europian në Tiranë, Rama: BE burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet

Irani: Hamas liron pengjet nëse Izraeli ndal sulmet

Irani: Hamas liron pengjet nëse Izraeli ndal sulmet
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}