Kronikë

U kapën duke transportuar klandestinë të huaj, pranga 2 personave


               Publikuar në : 10:58 - 11/11/19 |
xhu lia

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi po transportonin 15 klandestinë të huaj për në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar në flagrancë 19-vjeçari me iniciale M.M me banim në Kamëz dhe 45-vjeçari me iniciale P.Gj me banim në Tiranë.

Bëhet e ditur se dy të ndaluarit po udhëtonin me dy makina të ndryshme,19-vjeçari po drejtonte një mjet të tipit “Volvo me 12 klandestinë të huaj, ndërsa 45-vjeçari me mjetin e tipit “Ford” po transportonte 3 persona.

Ndalimi i tyre u bë gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në aksin Bilisht-Pogradec, ku 45-vjeçari pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dy të arrestuarit iu kishin premtuar klandestinëve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 500 euro secilit. Sipas bluve po punohet për ndalimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje./Opinion.al/

 

Pas