Bota

Zjarret, këto vende në Australi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme


               Publikuar në : 11:37 - 11/11/19 |
xhu lia

Dy shtete në Australi mësohet se kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të zjarreve. Ueslli i Ri Jugor dhe Kuinslland janë në gjendje alerti pasi zjarret përbëjnë kërcënim “katastrofik” për popullsinë që jeton në lindje të këtij vendi.

Mësohet se të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur në tri ditët e fundit në këto dy shtete.

Zyrtarët vendas janë shprehur se moti do të përkeqësohet të martën rreth Sidnejt, qytetit më të madh.

Aktualisht, më shumë se 120 zjarre janë aktive në Uesllin i Ri Jugor dhe Kuinslland.

Në Uellsin e Ri Jugor zjarret kanë djegur, 970,000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi.

Nëntë shtëpi tjera bëhet e ditur se janë djegur në Kuinslland.

“Secili duhet të jetë i alarmuar pavarësisht ku jeni dhe secili duhet të mendojë më të keqen”, -ka thënë kryetarja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian./Opinion.al/

 

Pas