Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U kap duke vjedhur në një dyqan, arresohet 41-vjeçari/ Nën hetim motra dhe vëllai i tij

2023/08/05 at 3:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap duke vjedhur në një dyqan, arresohet 41-vjeçari/ Nën hetim motra dhe vëllai i tij

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Rrogozhinës, pasi u kap në flagrancë në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe para.

Uniformat blu bëjnë me dije se vëllai dhe motra i të arrestuarit konkretisht shtetasit Gj. S., 41 vjeç, banues në Elbasan, janë vënë nën hetim si bashkëpunëtorë të tij.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjet kanabis, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

“Në vijim të kontrolleve për parandalimin e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Rrogozhinës, për një shtetas që dyshohej se merrej me narkotikë dhe ishte larguar nga Elbasani, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kompleks”.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Rrogozhinës arrestoi në flagrancë shtetasin Gj. S., 41 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrance në lagjen nr.1, në Rrogozhinë, në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe një shumë parash (200 000 lekë).

Operacioni ka vijuar në Elbasan, në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, ku Policia e Elbasanit kishte marrë informacion më parë se 41-vjeçari merrej me kultivim dhe prodhim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, rreth 2.8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, dhjetëra fara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarak dhe mbi 53 000 lekë të valutave të ndryshme, të dyshuar të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu, përreth banesës së 41-vjeçarit, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Mbi dyshime për bashkëpunim me shtetasin Gj. S., për kultivimin e këtyre bimëve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. S., 50 vjeç dhe T. S., 32 vjeçe (vëllai dhe motra e shtetasit Gj. S.), si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Sh., 24 vjeç (lidhje miqësore e shtetasit Gj. S.). Policia vijon punën për kapjen e 24-vjeçarit”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al


Etiketa: policivjedhje


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Si u lirua nga burgu Behar Bajri, zbulohet roli i prokurorit Xhevahir Lita

Si u lirua nga burgu Behar Bajri, zbulohet roli i prokurorit Xhevahir Lita

Aksident fatal në Kroaci, vdesin nënë e bijë nga Kosova, rëndë babai dhe djali

Aksident fatal në Kroaci, vdesin nënë e bijë nga Kosova, rëndë babai dhe djali

Çudirat e motit, borë në mes të verës në Gjermani (Foto)

Çudirat e motit, borë në mes të verës në Gjermani (Foto)
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}