Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U jepte informacion grupeve kriminale, lihet në fuqi dënimi me 3 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin Leonard Palushi

2023/09/27 at 10:35 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U jepte informacion grupeve kriminale, lihet në fuqi dënimi me 3 vite e 6 muaj burg për ish-efektivin Leonard Palushi

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-shefin e krimeve në Elbasan Leonard Palushi.


Palushi akuzohet për korrupsion, teksa dyshohet se i shërbente një personazhi të njohur të botës së krimit, Erjon Alibejt.

Ai u shpall fajtor për veprën penale korrupsion pasiv i ‘personave që ushtrojnë funksione publike’, pasi tjetërsoi provat e vrasjes së Emiljano Ramazanit, i shtyrë nga Erjon Alibej me qëllim për të ndjekur penalisht persona të pafajshëm dhe për t’ju kundërvënë grupit të Talo Çelës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i zbritet me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burgim. Po kështu i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një afat kohor 5-vjeçar.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, ‘Golden Bullet’ në 19 maj të vitit të kaluar.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 27.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 47 akti, datë 11.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri L.P., kundër vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.P. për kryerjen e veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vite e 6 (muaj) burgim.
2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri L.P. me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
3. Vuajtja e dënimit të të pandehurit L.P. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
4. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të pandehurin L.P., për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 11.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Opinion.al

Etiketa: burgelbasanErjon AlibejLeonard Palushi


Ju sugjerojmë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
Politikë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

14 Korrik, 2026 12:30 pm
Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
Politikë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

14 Korrik, 2026 12:27 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur
Kronikë

SPAK mbyll hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Kokoneshi merret i pandehur

14 Korrik, 2026 11:53 am
Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
Para
Kishte ardhur për të ndërtuar restorant, pse Fatjon Dervishi u vra te shinat e trenit

Kishte ardhur për të ndërtuar restorant, pse Fatjon Dervishi u vra te shinat e trenit

U vra në Veri/ Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për familjen e policit, Afrim Bunjaku

U vra në Veri/ Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për familjen e policit, Afrim Bunjaku

Sulmi në veri të Kosovës, Kurti: U cënua siguria kombëtare dhe integriteti territorial

Sulmi në veri të Kosovës, Kurti: U cënua siguria kombëtare dhe integriteti territorial
















TE FUNDIT

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës, paraqet librin
14 Korrik, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik

Bojkoti i PD ndaj seancave plenare, Bujar Leskaj: Gabim politik
14 Korrik, 2026

Deputeti i PD Bujar Leskaj ka reaguar publikisht kundër vendimit të Sali Berishës për të bojkotuar seancat plenare. Në seancën...

Lexo më shumë

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Konferenca e IX Ndërqeveritare, Ferit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur
14 Korrik, 2026

Shqipëria hyn sot në Konferencën e IX Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet mbyllja e përkohshme e tre kapitujve të...

Lexo më shumë

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
14 Korrik, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}