Kronikë

“U interesova për nipin”, theu masën e sigurisë, burg xhaxhait të Aldi Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 01/10/21 |
Opi Nion

Xhaxhai i Aldi Ramës, Baki Rama, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Lezhës, pasi ishte nën masën “arrest shtëpie”, por e kishte shkelur atë ditën kur nipi i tij vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha.

Trupi gjykues ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Baki Ramën.

Ndërkohë para togave të zeza, Baki Rama ka deklaruar se  masën e sigurisë e kishte thyer pasi kishte shkuar për t’u interesuar për nipin, Aldi Rama i cili pasi vrau policin plagosi veten dhe më pas ndërroi jetë.

Baki Rama ishte arrestuar ne dhjetor te vitit 2020 per tregti te lendeve piroteknike, por gjykata e kishte liruar me mase sigurie “arrest ne shtepi”, te cilen e theu diten kur nipi vrau policin.

Nipi i tij, 21-vjeçari Aldi Rama vrau tre ditë më parë efektivin e policisë, Saimir Hoxha gjatë një operacioni antidrogë./Opinion.al

 

Pas