Aktualitet

“Kishte marrë erë”/ Fqinja e nënës së Pirro Dhimës: Ai s’ka ardhur kohët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 01/10/21 |
Opi Nion

75-vjeçarja Lefterie Dhima, nëna e kampionit olimpik në peshëngritje Pirro Dhima prej ditësh ishte e vdekur në shtëpinë e saj, në Himarë. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga fqinjët.

Njëra prej fqinjëve ka folur për mediat dhe ka treguar se kishte ditë që nuk e shihte të moshuarën.

‘Ka vdekur qëkur ajo se kishte marrë erë. Unë kisha disa ditë pa e parë. Të tërë jemi vetëm këtu. Nuk kemi fëmijët, jemi të gjithë fëmijët”, njëra prej fqinjëve.

“Pirro s’ka ardhur kohët e fundit se ishte në SHBA”, vijon ajo.

Policia njoftoi se vdekja e të moshuarës mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune./Opinion.al

Pas