Aktualitet

Meta shkarkon 4 ambasadorë të Shqipërisë, mes tyre dhe vajza e Ismail Kadaresë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 01/10/21 |
Opi Nion

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit, Ismail Kadare, është liruar nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në OKB.  Dekreti është firmosur nga Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu, Ilir Meta ka firmosur sot dekretin e lirimit edhe për ambasadorë të tjerë. Arian Spasse është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, Albana Dautllari, u lirua nga detyra e ambasadores së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, dhe Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

–      Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

–        Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

–      Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

–      Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident./Opinion.al

 

 

Pas