Bota

U infektua me COVID-19, si është gjendja shëndetësore e Berlusconit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:39 - 08/09/20 |
Opi Nion

Pak ditë më parë u njoftua se ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ishte infektuar me COVID-19.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Berlusconit ka folur mjeku i tij personal , Luigi Giancrigillo, i cili theksoi se shëndeti i Berlusconit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.

Në 24 orët e fundit, 1.370 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Itali,  ndërsa dhjetë persona kanë humbur jetën.

Në të gjitha rajonet e vendit janë shfaqur raste të reja sot. Ndërsa vijon që numrin më të lartë të të prekurve të rinj ta ketë Lombardia./ Opinion.al

Pas