Rajoni

AAK kërkon të rishihet dialogu me Serbinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 08/09/20 |
Opi Nion

Pas marrëveshjes së arritur me Serbinë më 4 shtator në SHBA, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa e Hotit për raportimin mbi marrëveshjen është bërë përmes një letre që i ka dërguar kryesisë së Kuvendit dhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës e ka cilësuar marrëveshjen të rëndësishme lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, si dhe hap të rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ndërkohë partneri i koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar që të rishikohet dialogu me Serbinë.  Ramush Haradinaj kërkon që parësore të jetë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu kërkoi një përgatitje më të mirë të ekipit negociues të Prishtinës.

Liqeni i Ujmanin është një nga pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Washington ku të dyja palët janë pajtuar të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë për të kryer studime fizibiliteti për përqindjen e ndarjes së tyre si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.

Pjesa më e madhe e Liqenit të Ujmanit gjendet në territorin e Kosovës, një pjesë në territorin e Serbisë ndërsa burimin e ka në Mal të Zi.

Pas