Aktualitet

U hodh nga kati i dytë i Infektivit, QSUT reagon për gjendjen e pacientit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 10/11/20 |
Al Do

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Spitalin Infektiv ku një 69-vjeçar u hodh nga kati i dytë i godinës.

Në reagimin e tyre ata sqarojnë se po bëhen përpjekjet maskimale për të shpëtuar jetën e pacientit.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë qytetarët  se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në reagimin e QSUT. /Opinion.al

Pas