Kronikë

U godit nga vinçi, ndërron jetë i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 30/05/20 |
el ida

Një i ri ka humbur jetën në qytetin e Vlorës ndërsa ishte duke punuar në një shesh ndërtimi ku po hapeshin themelet.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e njohur si “Kalaja”, ku i riu u godit aksidentalisht nga një vinç teksa punonte.

Viktima rreth 25 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen./Opinion.al

 

 

 

Pas