Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit ka dënuar me 1 vit burg kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka.
Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, që po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish kandidatin e LSI-së.
Joka, dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt dhënies së votës. Gjithashtu me 1 vit u dënua edhe Elis Babo, i cili kishte kryer filmimin.
Eltjon Joka ishte personi që shpërndante paratë, ndërsa Babo ishte personi që mori para nga Joka.