Te Fundit

GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 16/09/22 |
Opi Nion

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Presidentit Ilir Meta për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Me këtë vendim mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pushimin e hetimeve.

Në Nëntor të vitit 2021, GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin. Pas këtij vendimi, vetë ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas seancës tha se ai nuk ka përplasje me asnjë institucion.

“Është e drejta e zotit Meta ashtu si çdo individi tjetër të ketë interpretimin e tij dhe gjykimin e tij mbi fakte e rrethana të caktuar s’jam askush ta gjykoj apo paragjykoj atë çfarë thotë ai apo kushdo, janë institucionet ato që gjykojnë e vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar, gjyqet s’bëhen nëpër media me gjithë respektin mediat informojnë por çështjet vendosen këtu”.

Ish-Kreu i Shtetit Ilir Meta e paditi Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Meta kallëzoi kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas