Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dënua me 15 vite burg, Konjari letër nga arratia për ambasadën franceze

2020/09/15 at 11:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

Domart Konjari i ka dërguar një letër ambasadës franceze në Tiranë, ministrisë së Drejtësisë, KLGJ dhe KPK ku pretendon se vendimi i dhënë për të ditën e djeshme nga GJKKO është në shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Gjykata e Posaçme dënoi dje me 15 vite burg Domart Konjarin. Ai, ndodhet prej katër vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale:“trafik droge’, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “pastrim parash”, “falsifikim dokumentesh” dhe “tentativë për të korruptuar policinë”.

Konjari e cilëson vendimin e djeshëm si të padrejtë, ndërsa në letrën e  përgatitur nga avokatët e tij, bëhen me dije “shkeljet e pretenduara të Konventës  se te Drejtave te Njeriut, shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave procedurale dhe ligjore të kryera si nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në  ngritjen e akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar në gjykimin e çështjes penale ne ngarkim të të pandehurit z.Domart Konjari’.

Ai shkruan se GJKKKO dje dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Po ashtu në letrën e tij, Konjari kërkoi nga mediat të cilat kanë pasqyruar më datë 14.09.2020 lajmin e dhënies të këtij vendimi të përgënjeshtrojnë lajmet e tyre rreth akuzave, të cilat i quan të rreme.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze.

Mirëpo, pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”. Asokohe reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare ambasada franceze, në Tiranë, pasi ky shtetas kishte llogari te hapura edhe me drejtësinë në Francë.

Kjo e detyroi ministrin e drejtësisë së kohës Ylli Manjani që të kërkonte ndjesë për vendimin e gjykatës së Apelit. Prokuroria i bëri rekurs vendimit të apelit, por Gjykata e Lartë e rrëzoi duke i dhënë të drejtë shkallës së dytë të Krimeve të Rënda.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Në dosjen që gjykata ka marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut. Si pasojë e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së drogës në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosje, emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Aty përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës. Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Para
Koronavirusi/ Sa persona fluturojnë nga dhe drejt Italisë

Do kalonte kufirin, i sekuestrohen 20 mijë paund në Rinas

Asnjë përgjigje për pallatin e dëmtuar nga tërmeti, 40 familje në protestë

Pallati u dëmtua nga tërmeti, banorët kallëzojnë në SPAK Vangjush Dakon

Grenell: Trump ka thënë se mezi pret të vizitojë Kosovën

Grenell: Trump ka thënë se mezi pret të vizitojë Kosovën

TE FUNDIT

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
13 Korrik, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com