Aktualitet

Pallati u dëmtua nga tërmeti, banorët kallëzojnë në SPAK Vangjush Dakon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 15/09/20 |
Al Do

Ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe disa ish zyrtarë të tjerë janë paditur sot në SPAK nga 15 banorë të lagjes nr 8 të Durrësit të cilëve iu është dëmtuar pallati nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Akuza e tyre ka ardhur me pretendimin se këta funksionarë përmes korrupsionit kanë lejuar që një pallat të cilit iu dha leje vetëm për 10 kate është ndërtuar me 14 si dhe i janë shtuar garazhde.

Pallati sipas banorëve është dëmtuar që nga tërmeti i parë i shtatorit, por ai i 26 nëntorit 2019 e bëri atë tërësisht të pabanueshme. Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar këtë pallat të rikuperueshëm me 46 % të buxhetit të ndërtimit të tij, ndërsa banorët ndihen të tmerruar të hyjnë dhe jetojnë në atë pallat ku shprehet se sipas vlerësimit të kompanive private aij pallati i janë këputur kolonat dhe është i pabanueshëm. Banorët kërkojnë shembjen e tij dhe ndërtimin e një pallati të ri.

“Ky pallat ka pasur probleme që nga tërmeti i parë i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit e ka dëmtuar totalisht duke goditur kolonat mbajtëse dhe këputjen e tyre. Banorët e Institutit e Ndërtimit me një ekip me 8 veta e nxjerr këtë pallat të rikuperueshëm dhe duhet 46 % e investimit të ndërtimit të pallatit. Pallati nga çasti në çasti mund të shembet dhe duket si një rrënojë mbi paterica. Një lëkundje mbi 4 ballë mund të hedhë në tokë atë. Jemi para veprave penale të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdormi i detyrës, korrupsioni, ndërtimi i paligjshëm, tortura, janë 10 vepra penale të sugjeruar SPAK. Ne kallëzojmë ish strukturat e bashkisë Durrës që ka lëshuar këtë leje ndërtimi, ish kryetari i bashkisë, etj. Nga 10 kate që kishte lejen e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhde. Këto banorë po torturohen sërish të hyjnë brenda atij pallati që po shembet”, tha avokati i banorëve, Baftjar Rusi.

Të akuzuarit në kallëzimin e banorëve të Durrësit dërguar në SPAK janë: Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, Sekretari i KRT-së Adhurim Qehajaj, punonjësit e bashkisë Durrës, personat që kanë marrë në dorëzim dhe dhënë lejen e shfrytëzimi të kësaj godine dhe kryetarja e bashkisë në detyrë, Emiriana Sako. /Opinion.al

Pas