Kryesore

Do kalonte kufirin, i sekuestrohen 20 mijë paund në Rinas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 15/09/20 |
Al Do

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi.

Sikurse njoftohet janë sekuestruar 20 mijë paund dhe  është proceduar penalisht 43-vjeçari që i posedonte ato.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./Opinion.al

Pas