Kronikë

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia vëllai i ish-deputetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 17/04/22 |
Opi Nion

Është liruar nga burgu Fatos Alimadhi, vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi. Gjykata ka liruar nga burgu 54-vjeçarin me kërkesë të prokurorisë së Tiranës. Fatos Alimadhi u arrestua dy ditë më parë për veprë penale “shpërdorim detyre”.

Ai akuzohet se gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Ndërkohë Gjykata kërkoi që prokuroria të hetojë rreth skemës së përmbaruesit si dhe të verifikohet kallëzimi i qytetares në fjalë.

Sipas dosjes, kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro-kredie. Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i përmbaruesit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi./Opinion.al

Pas