Kronikë

Makina bie në liqen në Kukës, humb jetën 60-vjeçari, shpëton i biri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 17/04/22 |
Opi Nion

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të dielë në Kukës. Drejtuesi i një makine tip “Volkswagen”, që po udhëtonte me babain e tij ka humbur drejtimin dhe ka rënë në ujërat e liqenit të Fierzës. Për pasojë 60-vjeçari ka humbur jetën dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Pas