Aktualitet

U akuzua për vrasje e mbetur në tentativë, Florenc Çapja i shpëton burgut


               Publikuar në : 14:51 - 20/11/19 |
Opi Nion

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Florenc Çapjen, i cili u akuzua për e “Vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Sipas akuzave, Çapja ka tentuar të ekzekutoi ish-efektivin e policisë rrugore Fadil Mema. Florenc Çapja ishte marrë i pandehur për një krim të kryer në vitin 2006 në Elbasan,  pranë banesës së Memës.

Në lidhje me këtë krim, Florenc Çapjen është arrestuar dy herë dhe dy herët është liruar, për shkak të mungesës së provave dhe dëshmitarëve, pasi dëshmitari kryesor Ardian Ibrahimi në atentatin kundër Fadil Memës, është vrarë me 5 plumba në 26 maj 2006 në Elbasan.

Ky i sotmi ishte procesi tretë që zhvillohej ndaj tij në lidhje me këtë ngjarje dhe përsëri ka arritur të shpëtoj nga burgu. Vrasja e ndodhur në vitin 2006 ka pasur me një seri vrasjesh, ku pjesa më e madhe e tyre janë ende të pazbardhura./ Opinion.al

Pas