Bota

Turqia nuk ndalet, kërcënon forcat e gjeneralit Haftar në Libi


               Publikuar në : 19:11 - 10/05/20 |
el ida

Turqia paralajmëroi forcat e komandantit ushtarak, Khalifa Haftar, në Libi se nëse vazhdojnë sulmet ndaj misioneve dhe interesave të Ankarasë do të bëhen shënjestra të ligjshme.

“Ne theksojmë se nëse misionet dhe interesat tona cenohen në Libi, forcat e Haftarit do të konsiderohen objektiva të ligjshme”, tha ministria e Jashtme turke përmes një deklarate.

Ministria turke po ashtu shtoi se ndërkombëtarët kanë një “përgjegjësi të përbashkët” për të ndaluar gjeneralin Haftar.

Libia është futur në kaos që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit, Muammar Gaddafi, më 2011. Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Turqia njihet si përkrahëse e qeverisë në Tripoli, derisa Rusia përkrah ushtrinë dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar./Opinion.al

 

Pas