Sociale

Misteri i zhdukjes së 2 vëllezërve që u nisën për Itali 25 vite më parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 10/05/20 |
el ida

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme dhe tepër të trishtë të familjes së Majlindës. Ajo jeton në Londër, por përmes një lidhje Skype rrëfeu dhimbjen që familja e saj po përjeton që nga viti 1995.

Dy vëllezërit e saj u nisën për të shkuar në Itali, por që nga ai moment nuk kanë më asnjë informacion prej tyre.

I vetmi lajm është mbytja e një skafi në Vlorë, në po të njëjtën datë që ata ishin nisur. Nuk e dinë se çfarë ka ndodhur dhe nëse 2 vëllezërit e saj ishin apo jo në atë skaf. Kjo enigmë i ka shoqëruar prej vitesh dhe malli për ta ka mbuluar me dhimbje zemrën dhe jetën e tyre.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni ju?

Majlinda: Familja ime përbëhej nga 12 anëtarë, 2 prindërit, 3 vëllezërit dhe 7 motra ishim, se një ka vdekur.

Ardit Gjebrea: Njëri nga vëllezërit kishte shkuar në Itali dhe priste 2 vëllezërit e tjerë?

Majlinda: Po! U nisën në 28 Nëntor të 1995.

Ardit Gjebrea: Nga u nisën?

Majlinda: Vëllezërit do niseshin me traget nga Durrësi.

Ardit Gjebrea: Por?

Majlinda: Një shok, gjasme do u jepte pasaporta dhe do niseshin me traget, ai punonte kuzhinier në traget, bënte linjën Durrës-Bari. Ikën atje. Në datën 2 Dhjetor, një koleg i babit tim, se babi im punonte mësues në atë kohë, një koleg i kishte thënë kam dëgjuar sot në radio, se në 6 të mëngjesit është mbytur një skaf në Vlorë me 30 vetë, 6 kishin shpëtuar. Edhe atë ditë në fshatin tonë dhe në shkollën ku punonte babi bëhej një tubim, i vihej shkollës emri dhe po e festonim dhe babi mbante fjalimin, unë isha edukatore. Shikoja babin që i dridheshin duart kur po lexonte fjalimin, thashë çfarë ka babi se ai..

Ardit Gjebrea: Nuk impresionohej?

Majlinda: Jo! Edhe kur u kthyem në shtëpi në 5 pasdite, shikoj mamin duke qarë në një cep të divanit aty dhe i them çfarë ke. Thotë nuk kam gjë, pastaj babi thotë hapeni televizorin tek lajmet dhe shikoni mirë se do japë pasaportat, se kanë gjetur pasaportat e atyre që kanë shpëtuar, mos janë çunat tanë. Nuk dallojmë asgjë. Edhe babi flet me vëllain e vet dhe nisen për në Durrës. Takojnë atë djalin që do i niste dhe ai i thotë që në 30 Nëntor ditën e enjte, në orën 2 unë jam ndarë me ata, janë nisur për në Vlorë, sepse unë kam përcjellë dy të tjerë më ato pasaporta dhe duan 1 javë që këto të kthehen dhe t’ju nis ju të dyve.

Ardit Gjebrea: Ata nuk pritën dhe shkuan në Vlorë?

Majlinda: Pastaj këta nisen nga Durrësi për në Vlorë, takojnë drejtorin e portit të Vlorës dhe i thotë babit që është nisur vetëm një skaf me 30 veta në 30 Nëntor. Kur takon disa të tjerë dhe i thonë që këtu nisen shumë skafe, se është bregdeti i gjatë nuk niset vetëm një. Pas një jave kthehet në shtëpi, i mërzitur mos e pyet, më keq nuk bëhet.

Ardit Gjebrea: Vëllezërit ishin të martuar?

Majlinda: Vëllai i madh ishte beqar, vëllai i dytë ka lënë nusen më një vajzë 7 muajshe në atë kohë, vajza bën 25 vjeç.

Ardit Gjebrea: Imagjino çfarë situate ka kalur kunata jote!

Majlinda: Shumë të vëshirë, nuk fliste fare, vetëm qante. Shumë grua e fortë dhe e ka pritur vëllain tim dhe nuk ka pranuar të martohet, edhe sot jeton dhe thotë jam nusja e Artan Xetanit.

Ardit Gjebrea: 25 vite? Nuk ka asnjë lajm?

Majlinda: 25 vite dhe asnjë lajm, vetëm ankth, pritje, trishtim, mall, nuk di si ta shpjegoj.

Ardit Gjebrea: Si e përjetuat ju Majlinda këtë në familje?

Majlinda: E përjetuam shumë keq. Mami siç është nëna për fëmijën, ishin dy, jo një, është ndryshe kur vdes nga një sëmundje, aksident, kur e di nga se i ka ardhur vdekja, kur e di ku e ka varrin dhe shkon e qan atje sipër varrit. Kjo enigmë na ka shkatërruar të gjithëve Ardit, si ata që kanë ikur në botën tjetër, edhe ne që jemi gjysmë njerësish./Burimi: tvklan.al

Pas