Bota

Turqia do të ndryshojë emrin, ja çfarë thotë ministri i Jashtëm turk



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 01/06/22 |
Opi Nion

Turqia do të paraqesë një kërkesë zyrtare në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të ndryshuar mënyrën e shkrimit të emrit të vendit në anglisht.

Lajmi është dhënë nga Agjencia shtetërore Anadolu, e cila citon ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu.

“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”, thuhet në njoftimin e Çavuşoğlu.“Së bashku me Drejtorinë tonë të Komunikimeve kemi qenë të suksesshëm në përgatitjen e një terreni të mirë për këtë.”- tha Cavusoglu.

Zyrtari gjithashtu vuri në dukje një fushatë të Turkish Airlines të titulluar “Hello Türkiye “, e cila, tha ai, është parë nga më shumë se 30 milionë njerëz. Ai shtoi gjithashtu se edhe produktet do të etiketohen “Made in Türkiye ” në vend të “Made in Turkey”.

Përpjekja për të riemërtuar vendin filloi vitin e kaluar, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se emri i ri “përfaqëson dhe shpreh kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë”.

 

Pas