Kronikë

29-vjeçari humb kontrollin e Porsche-it dhe del nga rruga, përfundon në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 01/06/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier-Patos këtë të mërkurë rreth orës 14:00. Një 29-vjeçar me inicialet M. P., duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. I riu  është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga:-njofton policia.

Pas