Bota

Turqia bën hapa pas në luftën kundër koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 20/06/20 |
el ida

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia ka shënuar regres në betejën kundër koronavirusit. Sipas tij higjiena, përdorimi i maskave dhe mbajtja e distancës, do të mbrojë njerëzit dhe do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet gjatë pjesës së dytë të vitit.

Gjatë këtij muaji, në Ankara u rihapën restorantet dhe kafenetë dhe u hoqën kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve gjatë fundjavave. Por, që prej 1 qershorit, rastet e reja me Covid-19, janë dyfishuar në Turqi. Për këtë arsye, të enjten, autoritetet i bën të detyrueshme mbajtjen e maskave.

Në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 185,000 raste me koronavirus, duke e bërë këtë shtet të 13-tin në botë, për sa i përket numrit të të infektuarve./Opinion.al

Pas