Bota

Turqi/Ra nga kati i katërt i ndërtesës duke u përpjekur të kapte telefonin,vdes e mitura



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:52 - 03/11/22 |
Opi Nion

Një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Turqi.

Sipas mediave të huaja e mitura, emri i së cilës është Melike Gun Kanavuzlar ra  nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin Ortaka, teksa po përpiqej të kapte telefonin e saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 12 tetor të këtij viti, ndërsa pamjet nga momenti i ngjares të kapura nga kamerat e sigurisë janë publikuar së fundmi.

Vajza është dërguar në spital ku dhe qëndroi për 18 ditë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas mediave vendase, 15-vjeçarja pak çaste para se të binte nga lartësia ka qenë duke bërë foto./Opinion.al

Pas