Bota

Truss dha dorëheqjen,Rusia: Një analfabete,Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 20/10/22 |
Opi Nion

Rusia është tallur me udhëheqjen “katastrofike” të Liz Truss duke e quajtur kryeministren në largim një “turp” për vendin e saj dhe “analfabete”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha: Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministri në historinë e tyre.

Sa i përket cilësimit si analfabete, mediat e huaja shkruajnë se Zakharova i referohet vizitës së Truss në Moskë pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Asokohe, Truss ishte ministre e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Në një takim me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ajo u pa të ngatërronte dy rajone të Rusisë me Ukrainën, duke shkaktuar tallje nga diplomati rus dhe në emisionet televizive shtetërore ruse.

Udhëheqësja e konservatorëve dha dorëheqjen sot pas vetëm 45 ditësh në detyrë në një deklaratë jashtë Downing Street 10./Opinion.al

Pas