Aktualitet

Trupi kishte nisur dekompozimin,borxhet pista e dyshuar për vrasjen e biznesmenit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 06/11/21 |
Opi Nion

Ende mbeten të pazbardhura rrethanat dhe shkaqet e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë u gjet mesditën e së shtunës, mbulur me zhavorr dhe me ndihmën e qenve gjurmues, në zonën e Qafë Mollës në një terren të thepisur dhe në një aks jo shumë të qarkulluar nga mjetet.

Sikurse mësohet deri në këto momente trupi ka nisur të dekompozohej, çka lë ekspertët të mendojnë se vrasja është kryer që në ditët e para, pasi Hoxha është raportuar i zhdukur nga familja prej dy javësh.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen prej disa ditësh policia kishte ndaluar mikun e tij të afërt dhe personin e fundit që kishte marr kontakt me viktimën, Fredi Rushi.  Dëshmitë e tij duket se nuk janë përputhur me dinamikën e lëvizjes, çka ka bërë që ai të jetë dhe i dyshuari dhe i arrestuarit kryesor për krimin. Nuk dihet nëse në këtë ngjarje ka patur edhe të tjerë bashkëpunëtorë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e detajeve. Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me borxhe të pashlyera të viktimës, që duket se kishte falimentuar në biznesin e tij./Opinion.al

 

Pas