Kronikë

Trupi i pajetë i një 67-vjeçari gjendet pranë një kanali uji, dyshimet e policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 29/06/22 |
Opi Nion

Trupi i pajetë i një 67-vjeçari është gjetur i pajetë sot në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Paraprakisht bëhet e ditur se viktima është identifikuar si shtetasi H.H., 67 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 17:00 në vendin e quajtur “vija e ngjalës”, ndërsa nga konstatimet paraprake, 67-vjeçari nuk ka shenja dhune. Dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht, thotë policia.

Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Pas